Chelsea përforcohet

- Bota Sot

Chelsea përforcohet

Joao Pedro është lojtari më i ri i Chelsea.

Sulmuesi brazilian është transferuar nga Brighton për një shumë prej gjashtëdhjetë milionë funta dhe pritet të debutojë të premten në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube ndaj skuadrës braziliane Palmeiras.

Pedro ka nënshkruar kontratë tetëvjeçare me klubin londinez dhe është bashkuar menjëherë me skuadrën në Miami, ku Chelsea po përgatitet për turneun që këtë vit po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Chelsea. Dua të luftoj për çdo trofe, çdo turne dhe të luaj në Champions League. Shpresoj të fitojmë sa më shumë trofe të jetë e mundur”, ka thënë Joao Pedro për faqen zyrtare të klubit.



Read it all at Bota Sot