Gjithçka që dihet deri më tani për vdekjen tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij

- Bota Sot

Gjithçka që dihet deri më tani për vdekjen tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Reagimet nuk kanë të ndalur pas vdekjes së sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij në një aksident me veturë në Spanjë.

Kjo është ajo që dihet deri më tani për këtë rast.

Rreth orës 00:30 me orën lokale, Lamborghini në të cilën ishin vëllezërit u përfshi në aksident për shkak të një shpërthimi të gomës gjatë tentimit për të kaluar një makinë tjetër, thotë Guardia Civil e Spanjës.

Më pas makina u përfshi nga zjarri, imazhet nga vendi i aksidentit tregojnë bar të djegur pranë rrugës.

Jota ishte këshilluar nga mjeku të mos udhëtonte me avion për shkak të një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, ndaj po udhëtonte me makinë për të marrë tragetin drejt Anglisë, në mënyrë që të ishte në kohë për stërvitjet para-sezonale.

Liverpool FC pritet të nisë stërvitjet para-sezonale të hënën, ndërsa ndeshja e tyre e parë para-sezonale do të zhvillohet të dielën, më 13 korrik, kundër Preston North End.

Në Liverpool, tifozët janë mbledhur jashtë stadiumit Anfield.

Vdekja e Jotës vjen pak më pak se dy javë pas martesës me partneren e tij dhe nënën e tre fëmijëve të tij, Rute Cardoso.



Read it all at Bota Sot