Marc Casado po kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha

- Bota Sot

Marc Casado po kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha

Marc Casado po kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha europiane.

Liverpool, Chelsea dhe Bayer Leverkusen kanë shprehur interes konkret për mesfushorin e ri të Barcelonës. Ai ka shumë rivalitet në skuadër aktualisht, me emra si Frenkie de Jong, Gavi, Eric Garcia dhe Marc Bernal.

Ofertat deri tani janë fiksuar në shifrën 40 milionë euro. Presidenti Joan Laporta nuk e ka përjashtuar shitjen e mundshme të spanjollit, por ndoshta po kërkon një shifër më të lartë.

Gjithçka do të varet nga hapësira që Casado mund të ketë nga Hansi Flick. Gjermani deri tani nuk i ka dhënë ndonjë sinjal.



Read it all at Bota Sot