Në rrugën ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën Diogo Jotas dhe vëllait të tij përshkruhet si ‘një nga më të këqijat në Spanjë’

- Bota Sot

Në rrugën ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën Diogo Jotas dhe vëllait të tij përshkruhet si ‘një nga më të këqijat në Spanjë’

Ylli i Liverpoolit dhe kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota, së bashku me vëllain e tij më të vogël dhe futbollistin e ekipit Penafiel, Andre Silva, humbën jetën në një aksident tragjik në Zamora të Spanjës – në një rrugë që më parë ishte përshkruar si një nga më të rrezikshmet në vend.

Jota, 28 vjeç, i lindur në Gondomar, po shijonte pushimet jashtë sezonit në Spanjën veriore, vetëm dy javë pasi ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë, Rute Cardoso, në qytetin e tij të lindjes, Porto. Ai sapo kishte fituar titullin e Premier League dhe po kthehej drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Makina e tij, një Lamborghini, doli nga rruga pas një shpërthimi të gomës gjatë një tejkalimi në autostradën A-52 në Cernadilla, afër kufirit me Portugalinë.

Shërbimet e emergjencës arritën në vendngjarje në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe konfirmuan vdekjen e dy personave.

“Sipas raportit zyrtar, në vendin e ngjarjes mbërritën Njësia e Emergjencës Mjekësore dhe stafi i kujdesit parësor nga Qendra Shëndetësore Mombuey, të cilët konstatuan vdekjen në vend”, thuhet në deklaratë për humbjen e trishtueshme të sulmuesit dhe vëllait të tij.

Autostrada A-52 ka një reputacion negativ për aksidente. Vetëm në vitin 2020, rreth 15,000 shoferë u gjobitën për tejkalim shpejtësie.

Kjo rrugë është e njohur për kthesa të rrezikshme, kalime të shpeshta të kafshëve të egra dhe mjegull të dendur, sidomos në zonat malore që përshkon.

Një sondazh i kryer nga Organizata e Përdoruesve dhe Konsumatorëve të Spanjës konfirmoi se shoferët e konsiderojnë A-52 ndër rrugët më problematike në vend, për shkak të mungesës së barrierave mbrojtëse dhe punimeve të shumta të papërfunduara.

Sipas raportimeve, Jota po udhëtonte drejt qytetit portual Santander për të hipur në traget drejt Britanisë, pasi mjekët i kishin ndaluar fluturimin pas një operacioni në mushkëri.

Bashkë me të ndodhej edhe vëllai i tij, futbollist në ligën e dytë portugeze.

Gazetari Rui Laura nga CNN Portugal konfirmoi: “Operacioni ishte në mushkëri, dhe Jotës iu këshillua të mos fluturonte.

Ai udhëtonte për në Santander për të kaluar me traget dhe për të vazhduar më pas me makinë drejt Mbretërisë së Bashkuar.



Read it all at Bota Sot