Një person në Finlandë ka sulmuar me thikë njerëz të shumtë të mbledhur pranë një qendre tregtare në qytetin jugor Tempere, pasditen e së enjtes.
Është ende e paqartë se sa persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi, por policia lokale ka deklaruar se në vendin e ngjarjes nuk ka më rrezik.
Autoritetet lokale kanë nënvizuar se një person është arrestuar lidhur me sulmin dhe se të plagosurve u është dhënë ndihmë menjëherë.
Sipas mediave finlandeze, për kapjen e autorit agjentët bllokuan të gjitha dyert e qendrës tregtare dhe njerëzit nuk u lanë të hynin apo të dilnin. Ndërkohë, dëshmitarë të episodit të dhunshëm po merren në pyetje nga policia.