Flamurtari kompleton stafin dhe nis përgatitjet

- Bota Sot

Flamurtari kompleton stafin dhe nis përgatitjet

Flamurtari kompleton stafin dhe nis përgatitjet.

Disa ditë pas prezantimit të trajnerit Karlos Garsia, te Flamurtari nuk kanë humbur kohë, për të kompletuar edhe stafin teknik, teksa sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.  

Krahas, Garsias, Liçajt, Ribajt dhe Ferkos, pjesë e stafit të Flamurtarit do të jetë edhe përgatitësi atletik, Anibal Gonzalez, i cili ka një CV tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve të rëndësishme si Porto, Rajo Vajekano.

Ai gjithashtu ka dhe një eksperiencë 5 vjeçare si pjesë e stafit të kombëtares së Meksikës.  

Te hënën Flamurtari do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të zhvillohet pjesa e parë e fazës përgatitore..



Read it all at Bota Sot