Edon Hasani do të jetë futbollisti më i ri i Besës së Kavajës

- Bota Sot

Edon Hasani do të jetë futbollisti më i ri i Besës së Kavajës

Edon Hasani do të jetë futbollisti më i ri i Besës së Kavajës.

Pas largimit të tij nga Elbasani, mesfushori ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, pikërisht te kavajasit.

33-vjeçari është bindur nga projekti i Besës, duke pranuar menjëherë ofertën e tyre.

Tashmë, Edon Hasanin e pret një aventurë e re dhe e vështirë, pasi objektivi kryesor i Besës është Superiorja.

Mesfushori ka një karrierë të pasur në Shqipëri, pasi ka luajtur në ekipe elitare. Në vendin tonë, Hasani ka luajtur për ekipe si Vllaznia, Kukësi, Tirana, Partizani B dhe Kastrioti.



Read it all at Bota Sot