Borussia Dortmund ka konfirmuar se anësori anglez Jamie Gittens do të transferohet te Chelsea.
Klubi gjerman thotë se të gjitha palët ranë dakord për këtë marrëveshje orët e fundit, pas një takimi të kryer në Florida.
Detajet kontraktuale ende nuk janë finalizuar. “Bisedimet me Chelsean ishin sfiduese, por në fund të fundit jemi të kënaqur të realizojmë ambiciet tona financiare dhe më pas të kemi siguri planifikimi“, tha drejtori sportiv i BVB-së, Sebastian Kehl.
“Jamie është një lojtar i shkëlqyer që na ka dhënë shumë kënaqësi. Ai tani dëshiron të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij te Chelsea dhe i urojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese“, shtoi Kehl
Gittens do të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare te Chelsea, në një marrëveshje që mund ta shohë Dortmund të fitojë deri në 65 milionë euro. Kjo është hera e parë që anglezi do të luajë në vendlindjen e tij. Me Dortmund ai realizoi 17 gola në 107 takime zyrtare.