I besohet çerefinalja mes PSG-së dhe Bayern-it!
FIFA ka vendosur që të besojë në duart e Anthony Taylor një ndeshje të një rëndësie të madhe siç është ajo mes PSG-së dhe Bayern-it të Mynihut, e vlefshme për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Arbitri anglez nuk është harruar ende nga tifozët gjermanë për vendimin që mori gjatë Euro 2024-ës kur vendosi të mos akordonte penallti në favor të organizatorëve, të cilët kërkuan dënimin maksimal për prekjen e dukshme të topit me dorë në zonë nga Marc Cucurella.
Ndeshja do të luhet nësër në orën 18:00 në Atlanta..