Pedro Neto ndërpren pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube

- Bota Sot

Pedro Neto ndërpren pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, është larguar për një periudhë të pacaktuar nga klubi i tij aktual, Chelsea, për arsye njerëzore, pas lajmit tragjik për vdekjen e Jotës dhe vëllait të tij André Silva.

Sulmuesi portugez mungoi në seancën stërvitore të Chelseat të mbajtur dje në Miami, ku klubi po përgatitet për ndeshjet e Kupës së Botës për Klube. Trajneri Enzo Maresca konfirmoi mungesën dhe theksoi se çdo vendim i Netos do të respektohet pa kushte.

“Bisedova me Pedron këtë mëngjes. E mbështesim plotësisht. Çdo vendim që ai merr do të jetë i duhuri,” – tha Maresca në konferencën për media.

Ai shtoi se është tërësisht në dorën e lojtarit nëse do të jetë i gatshëm për çerekfinalen e turneut ndaj Palmeiras, që zhvillohet të shtunën në orët e hershme të mëngjesit.

Neto ishte një nga miqtë më të afërt të Jotës, me të cilin ndau fushën në Kombëtaren portugeze dhe në Premier League gjatë kohës së tyre te Wolverhampton. Lajmi për ndarjen nga jeta të Jotës dhe vëllait të tij, pas një aksidenti tragjik në Spanjë, ka tronditur komunitetin futbollistik.



Read it all at Bota Sot