Jonathan David arrin në Torino

- Bota Sot

Jonathan David arrin në Torino

Futbollisti i Kombëtares së Kanadas, Jonathan David, para pak çastesh ka ateruar në aeroportin e Torinos në Itali.

David do të nënshkruajë kontratë me Juventusin.

Pasi përfundoi sezoni, sulmuesi konfirmoi largimin nga Lille, duke mbetur “lojtar i lirë” në treg.

Ai zgjodhi “Zonjën e Vjetër” edhe pse në tavolinë kishte shumë oferta nga gjigantët e futbollit europian.

David është një prej goditjeve më të forta të skuadrave italiane gjatë afatit kalimtar të verës.



Read it all at Bota Sot