Rrugët e Beogradit u zgjuan sot me britma, fishkëllima dhe sirena policie. Ajo që nisi si një akt paqësor i protestës qytetare, u kthye në skenë dhune dhe terrori shtetëror. Qindra studentë dhe qytetarë që kishin bllokuar kryqëzimin pranë Fakultetit Juridik në kuadër të aksionit “Bllokada totale e Serbisë”, u shpërndanë me forcë nga njësitë e xhandarmërisë në pajisje të rënda për kontroll të turmës.
Sipas raportimeve në mediat në Beograd,pamjet nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitë e gazetarëve janë tronditëse: policia zhvendosi me dhunë protestuesit nga bulevardi, ndërsa disa studentë u përplasën në tokë, u tërhoqën zvarrë dhe u ndaluan pa rezistencë, transmeton KosovaPress.
Madje protestuesit, e quajtën “xhandarmeria jonë terrorist”, kjo dëshmi e qartë se Vuçiqi ka shndërruar organet e sigurisë në vegla të pushtetit autoritar.
Protestat në Beograd kanë nisur në fund të nëntorit 2024 dhe janë zhvilluar ecurisht që prej asaj kohe.