Itodo Mandela i Dinamo City transferohet për 1.2 milion euro në Ukrainë!

- Bota Sot

Itodo Mandela i Dinamo City transferohet për 1.2 milion euro në Ukrainë!

Sportmania mëson ekskluzivisht se sulmuesi 22-vjeçar nga Nigeria, Itodo Mandela, pritet të transferohet në kampionatin ukrainas për një shumë rekord prej 1.2 milion eurosh, një lëvizje e rrallë për futbollin e rajonit tonë.

Lojtari i Dinamo City-t, që këtë sezon ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe ka qenë ndër figurat kyçe të ekipit, ka rënë dakord për transferimin te skuadra ukrainase Metalist 1925 Kharkiv, që ka pranuar të paguajë shifrën e majme për të siguruar shërbimet e tij.

Burime të sigurta për Sportmania bëjnë me dije se Itodo Mandela do të largohet drejt Ukrainës menjëherë pas angazhimeve të Dinamo City-t në ndeshjet europiane këtë verë.

Ky transferim përbën një hap të madh në karrierën e sulmuesit të talentuar dhe një arritje historike për klubin shqiptar që arkëton një shumë të konsiderueshme nga kjo marrëveshje.



Read it all at Bota Sot