Afrim Tovërlani, njomaku i gjeneratës së artë, si 19-vjeçar në përballje me emrat e mëdhenj të Hajdukut! Ja e veçanta

- Bota Sot

Afrim Tovërlani, njomaku i gjeneratës së artë, si 19-vjeçar në përballje me emrat e mëdhenj të Hajdukut! Ja e veçanta

Nëse dikush ka arsye që të jetë ballëlart për të kaluarën e tij si futbollist, padyshim është Afrim Tovërlani!

Tovërlani i takon gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri.

Si 18-vjeçar shijoi atmosferën latinoamerikane në Prishtinë, mbi 30 mijë shikues në stadium, si në rastin me Velezhin e Mostarit më 30 mars të vitit 1986, ishte zëvendësues në fitoren e Prishtinës me rezultat 3:2 dhe në het-trik-un e Fadil Muriqit.

E veçanta tjetër ishte se më 7 shtator të vitit 1986 në kuadër të javës së 5-të të Ligës së Parë ish jugosllave, Tovërlani u paraqit titullar dhe me numrin 9-të në shpinë ndaj Hajdukut të Splitit.

“Toki” - një luftarak i madh dhe me teknikë të përsosur.

Prishtina barazoi e Hajdukun me rezultat 1:1 duke iu falënderuar golit të Kujtim Lleshit në minutën e 74-të.

Tovërlani i takon tri gjeneratës, gjeneratës së artë, të sakrificës dhe të pasluftës, po ashtu është trajneri më i trofeshëm dhe aktualisht selektor i kombëtares së Kosovës U-21.

PRISHTINA - HAJDUKU 1:1

Stadiumi në Prishtinë.

Shikues: 20.000.

Gjyqtar kryesor Komadiniq (Beograd), Cërnec (Lubjana), Llaziq (Kulla).

Shënues: Lleshi (74) - Adamoviq (69).

Kartona të verdhë: Morina, Tovërlani, Shala - Adamoviq e Mishe.

Prishtina: Darko Bjellojeviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 7, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviq 7, Stojmir Urosheviq 7, AFRIM TOVËRLANI 6 (Muharrem Sahiti 6), Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 6 (Kujtim Lleshi 6) dhe Fadil Berisha 6.

Hajdku: Mlladen Pralia 6, Jerko Tipuriq 7, Dragi Setinov 6, Ivan Gudel 7, Zoran Vuliq 6, Dragutin Çeliq 6, Stjepan Andrijasheviq 6, Luka Peruzoviq 6, Josip Ëeber 6 (Zdenko Adamoviq 7), Ante Mishe 6 (Ivo Jerolimov) dhe Stjepan Deveriq 6. 



Read it all at Bota Sot