Nico Williams befasoi sot Barcelonën.
Kjo pasi sulmuesi i talentuar i Atletik Bilbaos vendosi të rinovojë deri në vitin 2035.
Nico Williams e ka shpjeguar zgjedhjen e tij. Talenti i Spanjës tregon se buroi nga zemra.
“Kur vjen puna për të marrë vendime, për mua gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën.
Jam ku dua të jem, me njerëzit e mi.
Kjo është shtëpia ime”.
Tashmë Barça duhet të rikthehet sërish në merkato. Kjo pasi Niko Uilliams konsiderohej goditja e bujshme për krahun e majtë të sulmit.