Skuadra e Prishtinës së Re, që sezonin e ri 2025/26 do bëjë gara në Superligën e Kosovës është bërë me drejtor të ri sportiv.
Pas largimit të Sami Borocit, klubi nga Hajvalia ka emëruar legjendën e futbollit kosovar, Shpëtim Babaj drejtor të sportit.
Babaj kishte karrierë të çmuar si lojtar në skuadra të ndryshme vendore dhe evropiane, përvoja dhe njohuria e tij mbi futbollin do të jenë kyç në ndërtimin e një skuadre konform objektivave të klubit.
Pas prezantimit Babaj dha prononcimin e parë për faqen zyrtare të klubit:
“Jam bashkuar me një klub me ambicie të qarta dhe një strukturë të organizuar si KF Prishtina e Re. Objektiv yni është të ndërtojmë një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në futbollin vendor.
E dimë që kjo nuk është e lehtë, jemi në vitin tonë të parë në Superligë dhe na pret shumë punë përpara. Por, duke parë përkushtimin, organizimin dhe ambiciet që ekzistojnë brenda klubit, jam i bindur që do t’i arrijmë qëllimet tona”.