Thomas Muller, pret një ndeshje të ekuilibruar,

- Bota Sot

Thomas Muller, pret një ndeshje të ekuilibruar,

Deri më tani, Kupa e Botës për Klube ka qenë kryesisht e kënaqshme për Bajernin e Mynihut.

Ekipi i drejtuar nga Vinsent Kompani tani përballet me fituesit e Ligës së Kampioneve në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Sa më shumë ndeshjet kalojnë, aq më shuqmë rritet dhe shkalla e vështirësisë për kampionët e Gjermanisë, që, pasi kaluan Flamengon me lehtësi, tani kanë përpara një duel titanësh.

Të shtunën, kampionët e Gjermanisë përballen me Paris Saint-Germain (nga ora 18:00) dhe veterani i klubit nga Mynihu, Thomas Muller, pret një ndeshje të ekuilibruar, edhe pse në letër kampionët e Europës shihen si favoritë.

“Francezët janë padyshim një forcë me të cilën duhet të llogaritet. Të dyja ekipet janë në formë të mirë dhe e njohin njëratjetrën nga brenda e nga jashtë. Është një ndeshje që nuk ka sekrete”, tha Myler. Ai e vlerësoi ndeshjen si shumë të ekuilibruar, ku diferencën do ta bëjnë detajet. Për më shumë që do të luhet në kushte më të mira të motit, pa atë të nxehtin përvëlues të përjetuar në takimet e mëparshme.

MYLER VLERËSON ATMOSFERËN – Paris SG-ja është favorite ndaj Bajernit. Por kujdes, sepse, rezultatet e fundit flasin vetë. Bavarezët kanë fituar katër ndeshjet e fundit zyrtare kundër fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve pa pësuar asnjë gol. Ekipi i trajnerit Vinsent Kompani fitoi së fundmi 1-0 në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve në nëntor 2024.

Sipas Mylerit, skuadra nga Mynihu ka synimin e vendosur fort për të fituar turneun. Lojtari 35- vjeçar, i cili po luan ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Bajernit në SHBA, theksoi atmosferën brenda skuadrës.

“Është diçka e veçantë të kesh një përvojë të vërtetë turneu me një skuadër që është rritur së bashku gjatë viteve. Shpirti i përbashkët me stafin dhe të gjithë skuadrën gjithashtu luan një rol të madh dhe krijon një atmosferë unike”, nënvizoi lojtari që po bëhet gati pas 25 vjetësh t’i japë lamtumirën Bajernit të Mynihut.

PËRMIRËSIME TAKTIKE NË ORLANDO – Jeta e përditshme në kampin bazë në Florida është e planifikuar me shumë ritëm. Ka shumë punë të detajuar në axhendë. Përgatitja dhe vazhdimi i ndeshjeve dikton ritmin.

Në ndryshim nga jeta e përditshme në Bundesligë, perspektiva afatshkurtër është ajo që ka më shumë rëndësi në një turne si ky.

“Nëse të jepet roli për ta mbyllur me besim një ndeshje të luftuar fort në çerekun e fundit të orës, nuk ka shumë për të menduar se çfarë do të thotë kjo për politikën e skuadrës. Motoja është e qartë: shko për lart ose kthehu në shtëpi,



Read it all at Bota Sot