Aksident i rëndë në Athinë, 54 të plagosur nga përplasja e 2 autobusëve urbanë

- Bota Sot

Aksident i rëndë në Athinë, 54 të plagosur nga përplasja e 2 autobusëve urbanë

54 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në zonën e Vulës të kryeqytetit grek, Athinë

Dy autobusë urbanë janë përplasur në rrethana të panjohura. Mes 54 të plagosurve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur 8 autoambulanca, 2 motoçikleta të Ndërhyrjes së shpejtë dhe 3 njësi lëvizëse të emergjencës. Sipas burimeve spitalore nga të plagosurit asnjë nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Aksidenti ka ndodhur kur njëri prej autobusëve u përplas me shpejtësi në pjesën e pasme të tjetrit.

Siç ka deklaruar kryebashkiaku i Vulës: “Mendoj se ishim me fat që nuk pati më shumë të plagosur".



Read it all at Bota Sot