Milionat e villa-ve fantazmë

- Bota Sot

Milionat e villa-ve fantazmë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G dhe T.G për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi, si dhe keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike.

Sipas gjykatës, gjithashtu, ndaj të pandehurve N.G dhe M.G është ngritur aktakuzë për veprën penale pastrimi i parave.

Sipas aktakuzës, nga muaji tetor i vitit 2020 e deri më 16 gusht 2024, i pandehuri G.G dyshohet se, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka paraqitur fakte të rreme duke pretenduar se do t’u ndërtonte villa nga druri brenda 60 ditëve. Përmes ofertave mashtruese dhe zbritjeve të rreme, ai ka nxitur 131 persona të dëmtuar që të nënshkruajnë kontrata për ndërtimin e shtëpive.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, asnjë nga këto villa nuk është ndërtuar, ndërsa të hollat e përfituara janë përdorur për blerjen e pronave, të cilat janë regjistruar në emër të tij personal, të biznesit dhe të bashkëshortes së tij. Në këtë mënyrë, G.G ka arritur të përfitojë kundërligjshëm një shumë prej 1,894,250.00 euro.

Prokuroria pretendon se veprimet e të pandehurve paraqesin një skemë të organizuar mashtruese dhe përfshijnë edhe shmangie nga detyrimet tatimore dhe pastrim të mjeteve monetare të fituara përmes veprimtarisë së paligjshme.

Rasti është proceduar për gjykim dhe pritet që gjatë seancave të ardhshme të shqyrtohen të gjitha provat përkatëse.



Read it all at Bota Sot