Aktakuzë ndaj katër personave për pastrim parash, shmangie tatimi gati 2 milionë euro

- Gazeta e Prizrenit

Aktakuzë ndaj katër personave për pastrim parash, shmangie tatimi gati 2 milionë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G. dhe personit 1T.G, për shkak të veprave penale: Mashtrimi nga neni 323 par 4, Shmangia nga tatimi nga neni 307 par 3 dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike nga neni 284 par 2 të Kodit penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurve N.G. M.G. për shkak të veprës penale: “Pastrimi i parave”, nga neni 56 të Ligjit 05/L -096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje villat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim e villave me zbritje, i nenit 131 te dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve.

Mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton villat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitojë kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro.



Read it all at Gazeta e Prizrenit