Vdes zëvendëspresidenti i kompanisë ruse të naftës, raportohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese

- Bota Sot

Vdes zëvendëspresidenti i kompanisë ruse të naftës, raportohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese

Nënpresidenti i Transneftit, kompanisë shtetërore ruse që ka monopol mbi transportin e naftës, ka ndërruar jetë pasi thuhet se ra nga dritarja e apartamentit të tij në lagjen luksoze të Moskës, Rubljovka.

Transneft ka konfirmuar se Andrej Badalov ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, por nuk ka komentuar rrethanat e vdekjes së tij.

Kompania njoftoi se puna e tij ishte shënuar nga “një periudhë e vështirë dhe stresuese” për shkak të sanksioneve perëndimore, shkruan Moscow Times.

Trupi i Badalovit u gjet poshtë dritares së një ndërtese pranë autostradës Rubljovo-Uspenskoje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një burim anonim nga policia.

“Sipas informacioneve fillestare, shkaku i vdekjes është vetëvrasja”, tha burimi, duke shtuar se është duke u zhvilluar një hetim paraprak.

Badalov, që nga korriku i vitit 2021, kur u emërua nënkryetar, ishte përgjegjës për transformimin digjital të Transneftit.

Vdekja e tij është më e fundit në një sërë vdekjesh të pazbardhura të drejtuesve të sektorit energjetik rus që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Të paktën katër vdekje në vitin 2022 kishin lidhje me gjigantin shtetëror të energjisë Gazprom, ndërsa të tjera përfshinin drejtues të kompanive Novatek dhe Lukoil.



Read it all at Bota Sot