Medon Berisha ishte një prej atyre elementeve që Silvinjo e thirri mes shumë polemikash dhe diskutimeve në Europianin e Gjermanisë.
Shumë thanë se arsyeja se përse Berisha ishte në Europian ishte menaxheri, madje Silvinjo e aktivizoi në finalen kundër Spanjës, pra në ndeshjen e fundit të Shqipërisë kur fitorja kërkohej me patjetër.
Dhe papritmas, kjo teori bie poshtë pasi Medon Berisha nuk u aktivizua më me Shqipërinë në ndeshjet pasardhëse, shumë më të lehta në rëndësi dhe me kundërshtarë shumë më pak cilësorë se Spanja.
Ndërkohë në Serinë A, këtë sezon, ky lojtar ka pasur minuta, por jo aq sa pritej për shkak të dëmtimit që e ka lënë pak mbrapa.
Presidenti i Lecce, Saverio Sticchi, ka dhënë një intervistë në Radio Tv Serie A ku ka treguar besimin e tij të madh për Medon Berishën. “Ai është një nga ata lojtarë, megjithëse jo i vetmi, që vitin e kaluar pati një sezon paksa të sakrifikuar nga një sërë lëndimesh dhe një sërë rikthimesh që pati.
Nuk mendoj se Berisha i shprehu cilësitë e tij. Ne duam që këta djem të jenë në gjendje të shprehin veten në mënyrën më të mirë të mundshme në sezonin e ri, të jenë në super formë”, tha Sticchi.