Skuadra e Seria A bën gati ofertën për Rey Manajn

- Bota Sot

Skuadra e Seria A bën gati ofertën për Rey Manajn

E ardhmja e Rei Manajt duket gjithnjë e më larg Sivasporit, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në kërkim të një etape të re në karrierën e tij.

Sipas burimeve të gazetës, një nga pistat më konkrete është rikthimi te Kremoneze, skuadër që këtë sezon është ngjitur sërish në elitën e futbollit italian, Serie A.

Manaj e njeh mirë ambientin e klubit nga Lombardia, pasi ka qenë pjesë e tij në sezonin 2014-2015, në fillimet e karrierës së tij.

Atëherë, në një periudhë formuese, ai zhvilloi 27 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Por sot, me më shumë përvojë ndërkombëtare në bagazh – përfshirë aventurat në Spanjë, Turqi dhe paraqitjet me fanellën kuqezi – profili i tij është shumë më i kompletuar.

Kremoneze synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për të siguruar mbijetesën në Serie A, dhe Manaj shihet si një alternativë serioze për të forcuar repartin ofensiv. Me fizik të mirë, eksperiencë dhe aftësi për t’u përshtatur në skema të ndryshme taktike, ai përputhet me kërkesat e stafit teknik.



Read it all at Bota Sot