Real Madrid ka gati planin për të bërë goditjen më të bujshme

- Bota Sot

Real Madrid ka gati planin për të bërë goditjen më të bujshme

Luka Modriç po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me “Los Blancos” menjëherë sapo të mbarojë rrugëtimi i Real Madrid në Kupën e Botës për Klube.

Largimi i Modric do të lërë një boshllëk të madh në Madrid, ndaj drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një lider të ri në mesfushë dhe emri i parë në listë është: VITINHA.

25-vjeçari është në kulmin e karrierës së tij, gjë që e ka treguar si te PSG-ja, ku është padyshim lideri i mesfushës, por edhe te Portugalia.

Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2029, por drejtuesit e Realit janë të bindur se me një ofertë shumë të mirë ekonomike, gjithçka mund të bëhet e mundur dhe Vitinha të vijë në Madrid.

Sipas Defensa Central, Real Madrid është gati të paguajë 120-150 milionë euro për kartonin e portugezit. Sigurisht që bisedimet me PSG-në nuk do të jenë aspak të lehta, aq më tepër pas acarimit të marrëdhënieve në rastin e Kylian Mbappe, verën e kaluar. Por, dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Madrid dhe një ofertë e kënaqshme, 120-150 milionë euro, sigurisht që mund të ndryshojë situarën dhe Vitinha mund të bëhet goditja më e bujshme e kësaj vere.



Read it all at Bota Sot