Fluminense është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube, pasi që e mposhti me rezultat 2:1 Al Hilalin.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Orlando.
Fluminense kaloi në epërsi me golin e futbollistit Martinelli në minutën e 40-të, ndërsa Marcos Leonardo barazoi në minutën e 51-të.
Golin ei fitores për ekipin brazilian e shënoi Hercules në minutën e 70-të.
Para fillimit të ndeshjes, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të futbollistit portugez Diogo Jota, i cili vdiq në një aksident me makinë në Spanjë të enjten në mbrëmje.
Fluminense pret fituesin e ndeshjes midis Chelseat dhe Palmeiras.