Juventus ka zyrtarizuar transferimin e Jonathan David.
Sulmuesi kanadez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me bardhezinjtë.
Ai u largua nga Lille pasi nuk vazhdoi kontratën me skuadrën franceze.
David në Ligue 1 kaloi një periudhë të gjatë, ku zhvilloi 178 paraqitje, shënoi 87 gola dhe bëri 16 asiste.