Ylli portugez i Chelseat, Pedro Neto ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëkombësit e tij Diego Jota dhe Andre Silva, të cilët vdiqën në një aksident trafiku të enjten, duke shokuar gjithë botën e sportit.
Gjatë ditës së enjte erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain e tij kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.
Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët dhe duke shkaktuar reagime të shumta.
Njëri nga dedikimet më të veçanta erdhi nga shoku i tyre, Neto, i cili bëri një dedikim të veçantë para ndeshjes së Chelseat ndaj Palmeiras në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.
Neto u pa duke dalë në fushë para ndeshjes me një fanellë të Bluve, ku kishte te shënuar të dy emrat, Diogo dhe Andre.
Ylli i Chelseat u pa shumë i prekur dhe gati sa nuk qante gjatë minutës së heshtjes, pasi kishte ndarë fushën disa herë me Jotan në të kaluarën.
Pas ndeshjes, Neto u përkujdes gjithashtu të bëjë një postim emocionues në rrjetet sociale.
“Sonte, mbaja më shumë sesa thjesht një fanellë. Për Diogon. Për Andrean. Për çdo moment që ndamë. Pushoni të qetë, vëllezërit e mi”, shkroi Neto në profilin e tij në “X”.