Shkodra mirëpret edicionin e 8-të të turneut ndërkombëtar të futbollit

- Bota Sot

Shkodra mirëpret edicionin e 8-të të turneut ndërkombëtar të futbollit

Qyteti i Shkodrës mirëpriti me sukses edicionin e 8-të të turneut ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup”, një aktivitet i rëndësishëm për futbollin e moshave, i cili po kthehet në një traditë të konsoliduar në kalendarin sportiv të rajonit.

Turneu u organizua përmes një bashkëpunimi të Federatës Shqiptare të Futbollit, Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Shkodra Sport Event, Bashkia Shkodër dhe Kolegjiumi i Arbitrave të Futbollit Shkodër.

Ky edicion mblodhi në Shkodër 46 ekipe të përzgjedhura nga vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bujanoci, Italia, Nigeria dhe Gana, me përfaqësues në grupmoshat nga U-9 deri në U-19. Gjatë 8 ditëve të zhvillimit, turneu përfshiu mbi 1000 pjesëmarrës, përfshirë lojtarë, trajnerë dhe staf teknik, duke u shtrirë në 6 stadiume dhe fusha të ndryshme në Shkodër dhe rrethinat e saj.

Ky aktivitet synoi jo vetëm promovimin e futbollit të moshave, por edhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe socializimit ndërmjet të rinjve nga vende të ndryshme. Një element tjetër me rëndësi ishte prania e mbi shumë agjentëve dhe agjencive ndërkombëtare të skautingut, të cilët ndoqën nga afër ndeshjet dhe evidentuan talente premtuese për të ardhmen.

Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht organizimin e këtij turneu dhe përgëzon të gjithë aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit të moshave, duke krijuar një mjedis frymëzues për talentet e reja që ëndërrojnë të ecin përpara në rrugën e tyre drejt futbollit elitar.



Read it all at Bota Sot