Cole Palmer me lëvdata për yllin e ri të Chelseat

- Bota Sot

Cole Palmer me lëvdata për yllin e ri të Chelseat

Mbrëmë pas mesnatës është zhvilluar ndeshja çerek-finale e Botërorit të Klubeve mes Palmeirasit dhe Chelseat.

Ishte Chelsea ajo që siguroi biletën për në gjysmëfinale, pasi fituan me rezultat 1-2.

Tek skuadra kundërshtare ishte ylli i ri i Chelseat, Estevao i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me klubin e tij, Palmeiras.

Dhe pas ndeshjes ylli i Chelseat, Cole Palmer kishte për të thënë disa fjalë lavdëruese për brazilianin.

Estêvão është një lojtar i shkëlqyer, të gjithë mund ta shohim këtë. I thashë se jemi të gëzuar që ai të bashkohet, por ai nuk kuptoi asnjë fjalë që i thashë”, thoshte Palmer.

Kujtojmë se Chelsea, në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve do të përballet me skuadrën tjetër braziliane, Fluminense.



Read it all at Bota Sot