Inzaghi fillon me ankesat

- Bota Sot

Inzaghi fillon me ankesat

Ekipi i Inzaghit, Al Hilal, ka ndarë rrugët me Botërorin e klubeve. Inzaghi vazhdon me të zakonshmet e tij teksa në ndeshjen më të papritur arrin të fitojë dhe atëherë kur pritshmëritë ngrihen, dorëzohet tërësisht.

Në pak ndeshje me Al Hilal, e njëjta histori, eliminoi Man City dhe në fund u eliminua nga Fluminese, 2-1.
Në fundin e ndeshjes,

Kulibali ka kërkuar një penallti pasi është mbajtur nga kundërshtari, por arbitri ka vazhduar lojën. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka vazhduar me ankesat e tij si në kohën e Interit.

“Luajtëm një ndeshje të mirë pas 30 minutave të para, por për fat të keq humbëm 2-1 me Fluminense, që ishte më e saktë se ne në zonë. Penalltia që nuk iu dha Koulibaly? Jam mësuar tani, disa muaj më parë më vodhën një kampionat me rast të tillë”, tha Inzaghi..



Read it all at Bota Sot