Diogo Jota dhe vëllai i tij André Silva u varrosën në qytetin e Gondomar të shtunën.
Bota e futbollit është në zi pasi lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre Silva, vdiqën pas një aksidenti rrugor gjatë natës së së enjtes.
Familja, miqtë, ish-shokët e ekipit dhe trajnerët ishin të pranishëm për ti bërë nderimet e tyre Jotës dhe Silvës.
Nëna Isabel ishte në lot kur mbërriti në funeral dhe u ngushëllua nga babai i fëmijëve, Joaquim.
Ish-shoku i skuadrës Ruben Neves ishte një nga disa mbajtës të arkivolit të Jotës.
Të udhëhequr nga Virgil van Dijk dhe Andrew Robertson, lojtarët e Liverpool mbërritën me kurora me lule të formuara në dy fanella ndeshjesh me numrat 20 dhe 30, të cilat ishin numrat e Jotës dhe Silvës.
Megjithatë, portieri i klubit të madh, Alisson Becker, nuk mundi të merrte pjesë, pasi ndodhet në vendlindjen e tij, Brazil.