Klubi shqiptar mbetet pa trajner

- Bota Sot

Klubi shqiptar mbetet pa trajner

Deçiq ka njoftuar largimin e Nenad Brnoviç.

Klubi shqiptar i Malit të Zi ka mbetur kështu pa trajner, para ndeshjeve në Europë.

Shkak për largimin e Brnoviç është bërë dëshira e këtij të fundit për të punuar jashtë Malit të Zi. 45-vjeçari ishte emëruar në marsin e këtij viti duke fituar Kupën me Deçiqin.

Tashmë klubi shqiptar është në kërkim të një trajneri.

Kujtojmë se me 10 korrik do të përballen me Sileksin në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Njoftimi i Deçiqit:

“Nenad Brnović nuk është më trajner i ekipit të parë të KF Deçiq. Klubi dhe trajneri kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të ndërsjellë për shkak të largimit të trajnerit për të punuar jashtë vendit.

I jemi mirënjohës Nenad Brnović dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës së t



Read it all at Bota Sot