Dmitri Padstrelau ishte një nga largimet e Partizanit në këtë merkato vere.
Sulmuesi nuk ka qëndruar gjatë pa ekip, pasi është zyrtarizuar te Dinamo Minsk.
Kampionët e Bjellorusisë e prezantuan dje 26-vjeçarin, që qëndroi për pesë muaj te Partizani. Dinamo Minsk do të luajë në turin e parë të Ligës së Kampioneve, pikërisht përballë Ludogorest.
Kujtojmë se Padstrelau u aktivizua në 21 ndeshje me Partizanin.
kësaj kohe shënoi dy gola. Ndërkohë sulmuesi i krahut të majtë e ka një rikthim te Dinamo Minsk. Para se të firmoste me Partizanin ishte pjesë e tyre.