Ramadan Cimili mjeshtër i fushës, serbët dhe Beogradi nuk e duruan turpërimin

- Bota Sot

Ramadan Cimili mjeshtër i fushës, serbët dhe Beogradi nuk e duruan turpërimin

Legjenda e futbollit Ramadan Cimili ka histori të bujshme!

E para, me Trepçën e Mitrovicës është paraqitur në elitën e futbollit ish jugosllav pikërisht në edicionin 1977-1978.

E dyta, nuk kishte fat me Trepçën në finalen e Kupës “Marshall Tito” në vitin 1978, pësuan humbje (1:0) pas 120 minutave nga skuadra kroate Rijeka.

E treta, ndeshja që bëri me bujë nga Beogradi në Zagreb, nga Lubjana në Sarajevë, nga Shkupi në Podgoricë e nga Novi Sadi në

Kralevë, në anën tjetër Kosova festonte, Prishtina shpartalloi Cërvena Zvezdën në kryeqytetin serb!

Prishtina kishte triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Cërvena Zvezdës në “Marakana” të Beogradit.

Serbët të tronditur nga ky debakël dhe nga një klub shqiptar në fushë me mjeshtrin Ramadan Cimili.

Serbët nuk e duruan dot turpërimi, si shenjë hakmarrje arrestuan mbi 200 tifozë shqiptarë duke i akuzuar se brohoritën Eho, Eho,

Eho! Sipas tyre mendësisë serbe, kjo brohoritje kishte të bënte me Enver Hoxhën.

Për Ramadan Cimilin, padyshim se ishte një fitore e paharrueshme ndaj Cërvena Zvezdës më 16 tetor të vitit 1983, në kuadër të javës së 11-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë!

Mitar Mërkella, Boshko Gjurovski, Millosh Shestiq etj. lëshuan terrenin të tronditur, nuk e besonin turpërimin nga një klub nga Kosova. 

16 tetor, 1983

Cërvena Zvezda – Prishtina 1:3 (1:0)

Stadiumi “Marakana” në Beograd.
Shikues: 15.000.
Gjyqtarë: Stjepan Gllavina (Klis), Mehmet Selimhaxhiq (Sarajeva), Momçillo Lazarevski (Kumanova).
Shënues: B. Gjurovski (30′ – nga penalltia) – Cana (57′), Batroviqi 68′ dhe 72′).
Kartona të verdhë: Cana, Shuica dhe Mehinoviqi.
Cërvena Zvezda: Ivkoviqi 5, Komadina 5 (Gjuroviqi), Jovini 6, Bankoviqi 6, Elzneri 6, Boshko Gjurovski 5, Shestiqi 5, Millojeviqi 6, Nikoliqi 6, Janjanini 5 dhe Mërkella 7.
Prishtina: Sllobodan Shuica 9, Skënder Shengyli 8, Shefqet Sinani 8, Ramadan Cimili 8, Petre Gruesvki 7, Favzi Rama 8, Rifat Mehinoviqi 8 (Edmond Rugova), Fadil Muriqi 8, Fadil Vokrri 8, Agim Cana 8 dhe Zoran Batroviqi 9.



Read it all at Bota Sot