KF Bashkimi 1947 pasditen e sotme (ora 18:30 minuta) do t’u kthehet përgatitjeve në Kumanovë.
Trajneri Muarem Muaremi dhe stafi i tij do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore.
"Sot nis zyrtarisht rrugëtimi ynë drejt sezonit 2025/26!
Koha për të lënë pas pushimet dhe për t’u kthyer aty ku i përkasim – në fushën e blertë. Me punë, pasion dhe besim, synojmë më lart se kurrë.
Ora 18:30 – Stadiumi Bashkimit dyert e hapura për publikun", njofton KF Bashkimi.