Dmitriy Podstrelov është futbollisti më i ri i ekipit të Dinamo Minsk.
Pasi mbylli aventurën e tij me Partizanin në Shqipëri, sulmuesi 26-vjeçar është rikthyer te skuadra bjelloruse.
Sulmuesi me origjinë nga Bjellorusia rikthehet kështu te Dinamo Minsk vetëm pas 5 muajsh.
Ai ka një karrierë të gjatë si në Bjellorusi dhe Kazakistan. Ai ka luajtur për Dnepr Mogilev, Soligorsk, Kaspiy Aktau dhe Bate Borisov.
Ndërkohë që me Partizanin, 26-vjeçari nuk bëri aq mirë sa pritej. Në 21 ndeshje që mori pjesë, Dmitriy Podstrelov shënoi vetëm 2 gola.