Mbappe është mirë, mund të luajë me Garcian

- Bota Sot

Mbappe është mirë, mund të luajë me Garcian

Kylian Mbappe mund të debutojë nga fillimi në Kupën e Botës për Klube sonte.

Pasi luajti në ndeshjen kundër Juve javën e kaluar, francezi është gati dhe mund të fillojë kundër Borussia Dortmund. Xabi Alonso konfirmoi gjendjen shëndetësore të Mbappé:

“Ai është më mirë, për fat të mirë ishte në gjendje të stërvitej mirë ditët e fundit. Ai mund të luajë përkrah Gonzalo Garcias, por varet nga momenti dhe nevojat”.

“Ata janë lojtarë që plotësojnë njëri-tjetrin, nëse situata e kërkon, nuk do ta përjashtoja këtë mundësi.

Unë po mbështetem te të gjithë sulmuesit, Endrick gjithashtu po shërohet dhe padyshim që ne po mbështetemi te ai”.

“Ne nuk po planifikojmë të ndërtojmë ekipin për të ardhmen, por po kërkojmë performancë të menjëhershme. Do të marrim vendime për të ardhmen më vonë”.



Read it all at Bota Sot