Al-Hilal kërkon mbrojtës

- Bota Sot

Al-Hilal kërkon mbrojtës

Pas përfundimit të aventurës në Kupën e Botës për Klube, ku u eleminua pas humbjes 2-1 nga Fluminense, Al-Hilal është rikthyer në Arabinë Saudite dhe ka filluar nga lëvizjet e para për t’u përforcuar në merkato.

Klubi saudit ka shfaqur probleme të shumta në repartin e mbrojtjes, ndaj Simone Inzaghi iu ka sugjeruar drejtuesve të klubit të transferojnë Francesco Acerbi-n, me të cilin ka punuar te Lazio dhe Inter.

Mbrojtësi veteran është në vitin e fundit të kontratës me zikaltrit dhe transferimi tek Al-Hilal duket një mundësi e mirë tani që është në perëndim të karrierës.

Nga ana e Interit, nuk pritet të nxjerrë probleme për këtë lëvizje, pasi klubi zikaltër synon të ulë moshën mesatare në ekip dhe aq më tepër që sezonin e fundit mbrojtësi pati shumë probleme fizike.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve pritet të arrihet shumë shpejt.



Read it all at Bota Sot