Ardon Jashari është i vendosur për ta vazhduar karrierën te Milani.
Për këtë mesfushori nuk ka udhëtuar me Klub Bryzh drejt Gllasgou.
Skuadra do të ketë një fazë përgatitore, te e cila duket se Jashari nuk do të marri pjesë. Milani ndërkohë është i gatshëm të afrojë deri në 40 milionë euro për të.
Klub Bryzh është nën presion dhe pse Jashari ka kontratë deri në vitin 2029.
Duke qenë më i vlerësuari i futbollit në Belgjikë, për 22-vjeçarin ka pasur oferta të ndryshme.
Vetë Igli Tare po shtyn për transferimin e tij. Ditët në vijim ndërkohë mund të bëhen vendimtare.