Gjilani ndërpret bashkëpunimin me Kenan Haxhihamzën

- Bota Sot

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me Kenan Haxhihamzën

Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Kenan Haxhihamza.

Klubi nuk dha detaje shtesë mbi arsyet e ndarjes, por ka theksuar se marrëveshja është arritur në mënyrë të dakorduar mes palëve.

"Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se, me marrëveshje të përbashkët, është vendosur të ndërpritet para kohe bashkëpunimi me futbollistin Kenan Haxhihamza.

Klubi e falënderon Haxhihamzën për kontributin e dhënë gjatë kohës së qëndrimit në ekip dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale", ka shkruar skuadra gjilanase.



Read it all at Bota Sot