Ndeshja e fundit me fanellën e Bayernit

- Bota Sot

Ndeshja e fundit me fanellën e Bayernit

Thomas Mullerr e zhvilloi sot ndeshjen e fundit me fanellën e Bayernit të Mynihut.

Ikona gjermane, muaj më parë e paralajmëroi largimin nga Bajerni në fund të Kupës së Botës për Klube.  

Dhe ndeshja e zhvilluar sot ndaj PSG-së ishte e fundit për Mylerin me fanellën e Bayernit. 

Skuadra gjermane u eliminua nga Botërori i Klubeve pasi u mposht në çerekfinale nga PSG-ja me rezultatin 2 me 0, teksa legjenda Myer u aktivizua në minutën e 80-të në vend të Koman. 

Myleri u largua nga Bajerni pas 25 vjetëve. Futbollisti 35-vjeçar, iu bashkua akademisë së Bajernit si i ri dhe fitoi 12 tituj kampioni në Bundesligë.  

Ai ka fituar gjithashtu dy tituj të Ligës së Kampionëve, gjashtë Kupa të Gjermanisë dhe dy Kupa të Botës për Klube me Bajernin. Myleri me Bajernin zhvilloi 756 ndeshje. Shënoi 250 gola dhe bëri 276 asistime..



Read it all at Bota Sot