Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave që do të zhvillohen

- Bota Sot

Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave që do të zhvillohen

Janë konfirmuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Botës për Klube, pas përfundimit të fazës çerekfinale.

Real Madridi siguroi kalimin për në gjysmëfinale pas një fitoreje të ngushtë dhe dramatike 3-2 ndaj Borussia Dortmundit.

Në një ndeshje me shumë ritëm dhe emocione, skuadra spanjolle shënoi golin vendimtar në minutat e fundit të takimit.

Me këtë rezultat, kompletohet katërshja gjysmëfinaliste në turneun që këtë vit për herë të parë po zhvillohet me 32 ekipe pjesëmarrëse.

Dy çiftet gjysmëfinale do të jenë: Chelsea – Fluminense dhe Real Madrid – PSG, duele që priten me shumë interes nga tifozët.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën, me fillim nga ora 21:00, ku Fluminense përballet me Chelsean.

Ndërsa gjysmëfinalja e dytë mes PSG-së dhe Real Madridit do të luhet të mërkurën, gjithashtu në ora 21:00. 



Read it all at Bota Sot