Te Milan ka nisur zyrtarisht një kapitull i ri me rikthimin e Masimiliano Alegrit në pankinë. Pas javësh pritjeje dhe spekulimesh, “Alegri 2.0” merr formë konkrete duke filluar nga e hëna, 8 korrik, me grumbullimin në qendrën stërvitore të Milanelos dhe konferencën për shtyp që do të zhvillohet një ditë më parë, të dielën, në orën 13:00.
Në prag të nisjes së sezonit të ri, shumë prej lojtarëve kuqezi janë ftuar për testet e para fizike. Dje në Milanelo mbërritën emra, si: Gabia, Çukueze, Loftus-Çik, Jimenez, Bondo, Sportielo, Pobega, Bartezagi, Nava, Emerson Rojal, Kolombo, Okafor, Komoto, Teraçiano dhe Vos, së bashku me afrimin e ri Samuele Riçi.
Sot është parashikuar mbërritja e një tjetër grupi lojtarësh, ndërsa të hënën do të jenë të pranishëm edhe ata që kanë qenë të angazhuar me kombëtaret në fillim të qershorit, si Menja, Pavloviç, Salemakers dhe Leao. Lojtarët kanë afat deri të dielën në mesnatë për t’u paraqitur në qendrën sportive, pas së cilës do të jenë të detyruar të qëndrojnë në Milanelo, me fjetje të përditshme në ambientet e ekipit, një masë që tregon qartësisht qasjen e re të Alegrit: disiplinë, përqendrim dhe përkushtim total.
PROGRAMI- Plani i Alegrit për fazën përgatitore është i detajuar dhe i ngjeshur. Pas testimeve fizike dhe kontrolleve mjekësore, të hënën ekipi do të nisë punën në fushë me një seancë stërvitore në mëngjes (e mbyllur për publikun), ndërsa pasdite do të zhvillohet një tjetër seancë jashtë. Dy seanca në ditë, rregulla të barabarta për të gjithë dhe udhëzime të qarta teknike – janë themeli mbi të cilin Alegri