Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni nuk luajti mbrëmë me skuadrën e tij.
Kjo për shkak se ndeshja mes Austin dhe Los Angeles u shty për shkak të motit shkatërrues në të gjithë Teksasin Qendror.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi amerikan përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjithashtu ata bëjnë me dije se data e re do të njoftohet në kohën e duhur.