Pasi kanë përfunduar fazën përgatitore, ekipet shqiptare do të dalin sërish në fushë.
Këtë javë, Egnatia, Vllaznia dhe Partizani do të nisin rrugëtimet e tyre në kualifikueset europiane.
Ndërsa Dinamo do të luajë në turin e dytë të Conference League. Më datë 8 korrik, pasnesër, Egnatia do të presë në Rrogozhinë ekipin e Breidablik për kualifikueset e Champions League.
Ndërsa të enjten më datë 10 korrik, Vllaznia do të luajë sfidën e parë kualifikuese të Conference League përballë Daugavpils. Në të njëjtën ditë, Partizani do të përballet me estonezët e Kajlus.