Neuer i tërbuar me Donnarumman

- Bota Sot

Neuer i tërbuar me Donnarumman

Në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, PSG mposhti Bayernin me rezultat 2-0, në një ndeshje që u shënua nga një dëmtim i rëndë i Jamal Musialas i cili theu këmbën.

Gjatë një përpjekjeje për të marrë topin në zonën e penalltisë, Musiala u rrëzua nga prapa nga portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, dhe ra me gjithë peshën e tij mbi këmbën e tij.

Lojtari ndërkombëtar gjerman u nxor menjëherë nga fusha dhe raportet fillestare tregojnë se ai pritet të mungojë deri në gjashtë muaj, pasi këmba e tij është thyer.

Kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, u shpreh i tërbuar me mënyrën si veproi Donnarumma në atë moment.

“Nuk mund të sillesh kështu në atë situatë. Është një veprim vërtet i pamatur. Ai mori rrezikun edhe pse e dinte se do ta lëndonte Musialan”, tha Neuer.

Për më tepër, Neuer kritikoi edhe sjelljen e Donnarummas pas incidentit.

“Shkova tek ai dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh tek ai dhe ta pyesësh si është? Është çështje respekti të shkosh tek kundërshtari yt, t’i kërkosh falje dhe t’i urosh shërim të shpejtë. Ai e bëri këtë vetëm pasi i thashë unë”.

“Fair play është shumë e rëndësishme, unë do ta kisha bërë krejtësisht ndryshe nga ai”, përfundoi Neuer.



Read it all at Bota Sot