Anglia pëson goditje në hapje.
Në Stadion Letzigrund, kampionet në fuqi janë mundur nga Franca me rezultatin 2-1, në ndeshjen e Grupit D të Kampionatit Evropian të Femrave.
Një ndeshje intensive, ku në pjesën e parë francezet vendosën diktatin e tyre brenda tre minutave. Fillimisht shënuan me Katoto 36′ e më pas me Baltimore 39′.
Anglezet u zgjuan me vonese në pjesën e dytë dhe mundën të ngushtonin diferencën me anë të Walsh 87′, por vetëm kaq.
Është një goditje për kampionet në fuqi, një Francë më e vendosur merr me meritë tri pikët.
Anglia do të duhet të rikuperohet shpejt kundër Holandës të mërkurën nëse dëshiron të mbajë gjallë ëndrrën e saj për të mbrojtur titullin e Kampionatit Evropian të Femrave.