I zemëruar

- Bota Sot

I zemëruar

Bayerni i Mynihut është eleminuar nga Kupa e Botës për klube, që është duke u zhvilluar në SHBA.

Bavarezët janë mposhtur 2:0 nga PSG-ja, duke ndërprerë rrugëtimin e tyre në çerekfinale.

Trajneri i kampionëve të Bundesligës, Vincent Kompany, ka thënë pas ndeshjes se tashmë lojtarët do të marrin pushimet e tyre dhe se faza përgatitore nuk do të filluar pa u përmbushur 3 javë pushim.

Ai gjithashtu ka treguar se rrallë herë ka përjetuar një zemërim si ai i sotmi, për shkak të dëmtimit të Musialës.

“Rrallë herë kam qenë kaq i zemëruar pas pjesës së parë, por jo me lojtarët e mi.

E di që ka gjëta më të be rëndësishme në jetë, por për këta djem, është jeta e tyre. Dikush si Musiala jeton për këtë.

Ai sapo u kthye nga një lëndim dhe tani i ndodh kjo. Ndihesh i pafuqishëm.

Nesër do të kthehemi në shtëpi dhe më pas do të kemi 3 javë pushime.

Përgatitjet për sezonin e ri nuk do të fillojnë përpara 3 javëve. Këta djem kanë nevojë të rikarikohen dhe të distancohen pak në mënyrë që bëjnë hapin e radhës”, ka thënë Vinsent Kompany..



Read it all at Bota Sot