Shahini nënshkruan me Dukagjinin

- Bota Sot

Shahini nënshkruan me Dukagjinin

Futbollisti Alpi Shahini ka nënshkruar me skuadrën e Dukagjinit të Klinës.

20-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe është përforcim adekuat për skuadrën nga Klina. 

“Alpi Shahini është lojtari më i ri që i bashkohet familjes.

20-vjeçari, që luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, tek ne vjen nga Rahoveci ku kaloi gjysmën e dytë në sezonin e fundit.

Shahini ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin tonë, duke u bërë pjesë e planeve tona afatgjata për forcimin e mbrojtjes dhe ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të qëndrueshme”, njofton KF Dukagjini.



Read it all at Bota Sot