Europiani i futbollit për femra nis sot takimet e dyta në grupe. Në orën 21:00 skuadra e Zvicrës dhe ajo e Islandës do të ndeshen me njëra-tjetrën në një duel mjaft delikat pasi të dy ekipet kanë humbur takimet e para respektivisht përballë Norvegjisë dhe Finlandës.
Ndeshja e cilat do të luhet në “Stadion Ëankdorf” të Bernës vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport ndërsa paraqitet si mjaft delikate për të dy formacionet.
Zvicra, e cila është edhe organizatore e këtij eventi, nuk do të ketë më shpresë që të shkojë në fazën e eliminim direkt nëse humb me Islandën dhe Finlanda merr të paktën një pikë me Norvegjinë.
Në të njëjtën situatë është edhe Islanda, e cila nëse mundet sot nuk do të ketë më shpresa për kualifikim nëse Norvegjia eviton humbjen përballë Finlandës.
Në konferencën e djeshme për shtyp komisarja teknike e Zvicrës, Pia Sundhage, tha: “Edhe me Islandën dua që të luajmë siç luajtëm kundër Norvegjisë ku kontrolluam topin dhe krijuam shumë aksione. Ndryshe nga ai takim në këtë të radhës shpresoj të jemi më të sakta përpara porte”.
Ndërsa për komisarin teknik të Islandës kjo ndeshje është si një finale. “Do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Zvicra ka një ekip të mirë në sulm, por ne i kemi analizuar mirë. Do të jetë një ndeshje interesante pasi të dy formacionet janë të dënuara të marrin pikë”, tha 57-vjeçari.
Formacionet e mundshme:
Zvicra: Peng; Beney, Calligaris, Stierli, Maritz, Riesen; Ivelj, Ëälti, Vallotto(në rast se ndëshkohet humb takimin e radhës); Reuteler, Schertenleib
Islanda: Rúnarsdóttir; Árnadóttir, Arnardóttir, Sigurdardóttir, Heidarsdóttir; Jóhannsdóttir, Brynjarsdóttir, Vilhjálmsdóttir; Eiríksdóttir, Jessen, Jónsdóttir.